Një i ri me origjinë shqiptare ka mbetur i vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë italiane në San Pietro di Cavarzere, në provincën e Venecias.

Ngjarja ndodhi të premten, më 27 nëntor, gjatë një operacioni policor për arrestimin e dy personave të kërkuar nga autoritetet italiane.


Sipas gazetës “La Repubblica” gjatë ndërhyrjes policore situata eskaloi në përplasje me armë zjarri, ku shqiptari u qëllua për vdekje.

Pas incidentit, një person u arrestua, ndërsa një tjetër arriti të arratisej nëpër fusha, transmeton Telegrafi.

Policia italiane nisi kërkimet për lokalizimin e tij, duke angazhuar edhe një helikopter.

Autoritetet italiane nuk kanë publikuar ende identitetin dhe moshën e shqiptarit që humbi jetën./Telegrafi/