Presidentja Pula uron 28 Nëntorin: Flamuri kuq e zi na bashkon përtej kufijve shtetërorë
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula për mes një reagimi ka uruar Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë, duke e cilësuar këtë datë si momentin ku historia, krenaria dhe identiteti kombëtar marrin një kuptim të veçantë.
Përmes një mesazhi të publikuar me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë, ajo ka kujtuar 28 Nëntorin e vitit 1912 në Vlorë, ku Ismail Qemali ngriti flamurin kuq e zi dhe shpalli pavarësinë, duke kurorëzuar kështu përpjekjet dhe sakrificat e brezave të tërë për liri.
“Sot, flamuri me shqiponjën dykrenare valëvitet me krenari kudo ku jetojnë shqiptarët. Ai na bashkon përtej kufijve shtetërorë dhe na kujton rrënjët, gjuhën, historinë dhe identitetin që na lidh përgjithmonë.
Nderim për ata që luftuan dhe sakrifikuan. Krenari për flamurin që na bashkon. Përgjegjësi për ta ruajtur dhe përcjellë këtë trashëgimi te brezat që vijnë. Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë”, thuhet në reagimin e presidentes së Kosovës.
136 kilogramë marihuanë në Kaçanik, Prokuroria ndalon tre persona, një ende në arrati
FOTO/ Kuqezi dhe me emblemën e UÇK-së, “Liria ka Emër” i jep “NewBorn”-it pamje të re për 28 Nëntor
Dhjetë të lënduar pas aksidentit mes autobusit dhe kamionit në rrugën Pejë-Prishtinë
- 08:34 114-vjetori i Pavarësisë, Peleshi: Shqiponja, simbol i rrënjëve tona që mbart histori, sakrificë dhe krenari
- 08:19 Rama uron 28 Nëntorin: Më i afërti me Europën e Bashkuar
- 08:09 Ushtria amerikane qëllon një anije: Shkeli bllokadën e porteve iraniane
- 07:59 SHBA uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë, Rubio: Gëzojmë marrëdhënie të forta të ndërtuar mbi sigurinë kolektive
- 03:15 OpenAI padit Apple, e akuzon për vjedhje të informacionit konfidencial dhe presion ndaj furnizuesve
- 02:16 Ish-ushtari britanik që iu bashkua ushtrisë ruse: Londra po përgatitet për luftë me Moskën