Kryeministri Edi Rama ka përcjellë urimin e tij për shqiptarët me rastin e 114-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Përmes një fotografie të publikuar nga Vlora, kreu i qeverisë ka zgjedhur ta lidhë festën kombëtare me aspiratën e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian.
“Mirëmëngjes dhe me 28 nëntorin më të afërt me Europën e bashkuar, ju uroj fundjavë të gëzuar”, shkruan Rama në mesazhin e tij.
Urimi i kryeministrit vjen në një prej ditëve më të rëndësishme të historisë kombëtare, duke vënë në fokus jo vetëm Pavarësinë, por edhe synimin për anëtarësimin e Shqipërisë në familjen europiane.

