Momente paniku, përplasen dy avionë të American Airlines në aeroportin e Uashingtonit Një dron i pikasur në hapësirën ajrore mbi aeroportin e Këlnit-Bonit, në Gjermani, ka shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të të gjitha operacioneve të fluturimit gjatë natës.
Objekti fluturues u dallua rreth orës 22:00 të së premtes, më 27 nëntor, duke detyruar autoritetet aeroportuale të pezullojnë si ngritjet, ashtu edhe uljet e avionëve. Pas konstatimit të dronit, autoriteti gjerman përgjegjës për kontrollin e trafikut ajror nisi verifikimet për të përcaktuar rrethanat e incidentit.
Pas rreth dy orë e gjysmë ndërprerjeje, pak pas mesnatës, autoritetet dhanë miratimin për rifillimin e operacioneve. Që prej atij momenti, trafiku ajror në aeroportin e Këlnit-Bonit është rikthyer në normalitet.
Deri më tani, as kompania administruese e aeroportit dhe as autoritetet e kontrollit të trafikut ajror nuk kanë dhënë informacione të tjera lidhur me dronin e konstatuar, origjinën apo personat që mund të kenë qenë përgjegjës për drejtimin e tij.
Top Channel