Thierry Henry identifikon rivalët e Arsenalit: “Askush nuk po flet për Brighton

Thierry Henry vlerëson se Arsenali është ekipi që ka shfaqur më shumë stabilitet në Ligën Premier, ndërsa beson se emrat e skuadrave që mund ta rivalizojnë për titullin do të ndryshojnë gjatë sezonit.

Fitorja 4-0 e Liverpoolit ndaj Manchester United në fundjavë e ka afruar skuadrën me garën për trofeun dhe ka ngritur diskutimin nëse të kuqtë mund të përballen me Arsenalin për titull.

Të lidhura

None found

Sipas Henry, Manchester City ishte konsideruar më herët si kërcënimi kryesor, veçanërisht pas serisë prej shtatë fitoresh radhazi. Megjithatë, pas katër ndeshjeve pa triumf, situata ka ndryshuar dhe Liverpooli është shfaqur si pretendenti i radhës.

Legjenda e Arsenalit përmendi edhe Brightonin mes skuadrave që duhen mbajtur nën vëzhgim, por theksoi se ekipi i drejtuar nga Mikel Arteta ka qenë më i qëndrueshëm se rivalët e tij.

“Çdo muaj përmendet një sfidues tjetër. Në fillim të sezonit, të gjithë mendonin se Arsenali nuk kishte rivalë. Më pas, Manchester City fitoi shtatë ndeshje radhazi dhe u konsiderua si kërcënimi kryesor. Tani City ka katër ndeshje pa fitore dhe Liverpooli duket si sfiduesi i ri. Askush nuk po flet për Brightonin, por edhe ai është aty. Do ta shohim”, deklaroi Henry.

Ai shtoi: “Pa i bërë padrejtësi askujt, e vetmja skuadër që duket se ka një lloj kontrolli mbi ndeshjet është Arsenali. Mund të përmendim përballjen me Brightonin ose 25 minutat e pjesës së dytë kundër Neëcastle, por Arsenali duket si ekipi më i qëndrueshëm”.

“Sfiduesit shfaqen dhe zhduken, ndaj askush nuk e di se kush do ta fitojë ligën në fund. Megjithatë, për momentin Arsenali duket shumë i fortë”, përfundoi legjenda franceze.


Shtuar më 28.11.2026 09:16

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetpadişahbetgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetkavbet girişbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabetjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurancejojobet girişjojobet girişholiganbetjojobetjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetcasibomcasibom girişcasibom güncel girişjojobet giriştaraftarium24maç izlecanlı maç izleJojobetJojobet GirişJojobet GüncelJojobet Güncel Giriş