Rrëzohet helikopteri ushtarak, humbin jetën 8 persona, mbijeton vetëm piloti
Tetë persona humbën jetën dhe një u plagos rëndë pasi një helikopter ushtarak Mi-17 u rrëzua në Sanabamba , Peru , njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Perusë .
Helikopteri Mi-17, i cili mbante nëntë persona , po kthehej nga një mision shpëtimi për një patrullë ushtarake që ishte bllokuar në luginën e lumenjve Apurimac , Ene dhe Mantaro , të njohur me akronimin spanjoll VRAEM.
Pesë anëtarë të ekuipazhit të helikopterit dhe tre ushtarakë u vranë .
I mbijetuari i vetëm është piloti i helikopterit , i cili u dërgua i plagosur rëndë në një spital në kryeqytetin Lima , sipas informacionit nga Ministria e Mbrojtjes e Perusë.
Shkaqet e rrëzimit të helikopterit mbeten të paqarta për momentin .
Në luginën ku ndodhi aksidenti – më e njohur me akronimin VRAEM (Valle de los Ríos Apurímac, Ene y Mantaro) – ka zona të mëdha të kultivimit të kokës dhe organizata kriminale të trafikimit të drogës janë aktive .
Ky është rrëzimi i dytë i një helikopteri Mi-17 në Peru këtë vit . Në shkurt, një helikopter ushtarak i të njëjtit lloj, i cili ishte i përfshirë në një operacion shpëtimi për shkak të përmbytjeve , u rrëzua në rajonin e Arequipas , duke vrarë 15 persona, përfshirë shtatë fëmijë.



