Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula kujtoi në 28 Nëntor ditëlindjen e Adem Jasharit dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pula tha se dalja e parë publike e UÇK-së shënoi një kapitull të ri në rrugën e Kosovës drejt lirisë. Ajo u ndal edhe te procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke theksuar se lufta e saj kishte për qëllim lirinë e Kosovës.
“28 Nëntori është ditë e kujtesës, e krenarisë dhe e nderimit për ata që i dolën zot lirisë së Kosovës.
Në këtë ditë shënojmë ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe nderojmë daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që shënoi një kapitull të ri në rrugën e popullit tonë drejt lirisë.
Sot, kur krerët e UÇK-së po përballen me procesin gjyqësor në Hagë, është e rëndësishme të mos harrohet thelbi i historisë sonë: UÇK-ja luftoi për lirinë e Kosovës. Përpjekja e një populli për të jetuar i lirë nuk mund të trajtohet si krim. Historia e një populli nuk mund të shkëputet nga e drejta e tij për liri.
Adem Jashari dhe të gjithë ata që u flijuan për Kosovën mbeten pjesë e përhershme e lavdisë dhe e kujtesës sonë kombëtare. Lavdi dëshmorëve të kombit! Nderim luftës për liri”, thuhet në mesazhin e Presidencës së Kosovës.







Komente
Komento