• Kontakt
Saturday, November 28, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kurti uron 28 Nëntorin: Liria dhe Pavarësia nuk ranë nga qielli, u ndërtuan me sakrificë brez pas brezi

09:26 : 28/11/2026
në AKTUALITET, RAJONI

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar shqiptarët për 28 Nëntorin, duke rikujtuar rolin e qindra telegrameve dhe njerëzve që kontribuuan në organizimin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912.

Në mesazhin e tij, Kurti solli në vëmendje komunikimet mes qyteteve shqiptare në ditët para shpalljes së Pavarësisë, duke nisur nga telegrami i Ismail Qemalit më 9 nëntor 1912, e deri te koordinimi për ngritjen e flamurit në qytete të ndryshme.

Kurti theksoi se pas aktit historik të Pavarësisë qëndronin përpjekjet e shumta të atdhetarëve, telegrafistëve dhe qytetarëve të zakonshëm, të cilët kontribuuan në një periudhë të vështirë politike dhe ushtarake.

“Liria dhe pavarësia nuk ranë nga qielli dhe nuk u dhuruan nga asnjë konferencë”, u shpreh Kurti, duke nënvizuar se ato u arritën përmes përkushtimit dhe sakrificës brez pas brezi.

Reagimi i Kurtit:

Lexo edhe:

28 Nëntor, Shqipëria feston sot 114-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë!

Euro U-21/ Shqipëria mëson kundërshtarët, ja me cilat kombëtare do të përballet

Sa herë që vjen kjo ditë e shënuar e 28 Nëntorit, të gjithëve na shfaqet në mendje e njëjta pamje: një flamur që shpaloset nga ballkoni i asaj shtëpie në Vlorë ku qëndronte Ismail Qemali me atdhetarë të tjerë. Por sot dua të flas për një tjetër pamje: për një varg telegramesh që do të mund të quheshin flamurtha të pavarësisë. Nga të dhënat historike tani e dimë se pavarësia e Shqipërisë, para se të shfaqej si flamur, ishte një vargan prej qindra telegramesh, që, duke lëvizur nga njëri qytet i Shqipërisë në tjetrin, thurën shpalljen e pavarësisë, ashtu sikurse gishtat e Marigonës që thurën Flamurin Kombëtar duke lëvizur gjilpërën nga një vrimë e pëlhurës në tjetrën.

Vargu i këtyre telegrameve nis më 9 nëntor 1912, me tridhjetë e dy fjalë nga Vjena: «Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue.» Dërgohej nga Ismail Qemal Vlora. Këtij telegrami, rastësisht apo jo, i mungon adresa, por ne sot e dimë se adresa ishin zemrat e të gjithë shqiptarëve, e të gjithë dëshmorëve të rënë, e të gjithë atdhetarëve të gjallë e të vdekur, që kishin punuar pareshtur për këtë ditë të bekuar.

Nëntë ditë më vonë, paria e Vlorës i përcjell një telegram të radhës me rreth shtatëdhjetë fjalë te kryetarët e bashkive të tridhjetë qyteteve, nga Janina te Shkodra, nga Kosturi te Peqini: «I thirrni të gjithë. Gjer sa të mbërrij un, mbani qetësiën e bashkimin.» Dhe këtu nisi puna e vërtetë, sepse nën atë telegram është ruajtur edhe shënimi i zyrës telegrafike të Elbasanit. E mori në orën 10:40 dhe e përcolli në orën 12:15 për Strugën, Ohrin, Korçën, Dibrën dhe Manastirin. Po atë ditë për Tiranën, Krujën, Kavajën, Durrësin dhe Shkodrën. Për Peqinin të nesërmen, në 9:20 të mëngjesit. Këto janë orët, janë minutat dhe janë sekondat kur po niste pulsimi i zemrës së një shteti që bashkohej me rrahjet e aparatit telegrafik. Kjo ishte e gjithë infrastruktura e pavarësisë sonë: një tel prej bakri dhe disa njerëz që nuk ndaleshin së përcjelli fjalë nëpër këto shtigje të holla telash.

Ndërkohë Ismail Qemali po vazhdonte shtegtimin. Kur i lexojmë sot, shohim se telegramet e atyre ditëve nuk përmbajnë porosi me ide madhështore. Flasin, fjala vjen, për karroca e për kuaj. Bektash Cakrani i shkruan Aziz Pashës në Berat se duhen karroca për në Durrës «nga shkaku qi Viosa ka ardhë shum e nuk ka va».

Duket gati e pabesueshme, por kështu po lindte një shtet, duke kërkuar të sigurohej një karrocë, duke paralajmëruar për lumin e fryrë, duke kërkuar kuaj. Dhe asgjë nga këto nuk ndodhte në qetësi, por brambullonte brenda një rrethi prej zjarri armatash të huaja që kishin mbërthyer kufijtë e tokave shqiptare dhe po e ngushtonin unazën dita-ditës. Ja një telegram tjetër: 25 nëntor, Qukës, ora 10:25 e mëngjesit. Dërguesi është komandanti serb Simoviqi:

«Populli mysliman e i krishtênë i Ohrit e i Strugës u-dha. Ju do t’epeni apo jo? Tridhet mijë ushtarët tonë serb qi ndodhen n’Ohër, janë ngarkue me ndjekun ata qi nuk epen. Pres përgjegjë me doemos.»

Kjo është atmosfera e trazuar e atyre ditëve, vetëm tri ditë para ngritjes së Flamurit. Komandanti kriminel serb kërkonte dorëzimin, nënshtrimin e një populli, derisa para shqiptarëve po shfaqeshin rrezet e para të Lirisë.

Dikush, po ashtu, mund të mendojë se flamuri u ngrit një herë, në një vend. Por historia na dëshmon se as kjo nuk ishte kështu. Dy ditë më parë kishte lajmëruar Tirana: «sot Tirana ngriti flamurin kombëtar edhe shpalli independencën n’emën të gjithë Shqipniës». Të nesërmen e shpallën Durrësi, Kavaja, Peqini, Lushnja. Dhe pastaj vjen Njëzet e Teta: në linjën telegrafike midis Vlorës e Elbasanit, Lef Nosi shkruan katër fjalë: «Ngrini-e sa mâ shpejt.» Elbasani përgjigjet me tri: «Ndashti po e ngremë.» Atë pasdite, në orën katër, në shtëpinë e Xhemil Beut, dyzet burra që kishin ardhur me kalë, me vapor e në këmbë nga Berati, Dibra, Ohri, Gjirokastra, Peja, Gjakova dhe Durrësi, vendosën «me një zâ» që Shqipëria «me sot të bâhet në vehte, e lirë e e mosvarme». Po atë ditë, Luigj Gurakuqi shkroi një telegram prej rreth shtatëdhjetë fjalësh dhe ia dërgoi pesëmbëdhjetë gazetave të Evropës — Corriere della Sera, Le Temps, The Times, Neue Freie Presse etj.: «Assemblea Kombëtare… shpalli Independencën e Shqipniës.»

Ne jemi mësuar ta kujtojmë atë ditë si vepër grash e burrash të mëdhenj. Dhe ajo, pa dyshim, ishte e tillë. Por kur i lexon dokumentet një nga një, sheh edhe diçka tjetër: sheh një telegrafist në Fier që numëron tetëmbëdhjetë fjalë për të thënë se Ismail Qemali mbërriti shëndoshë e mirë, sheh kryeplakun e një lagjeje në Ohër që nënshkruan në emër të të gjitha lagjeve, sheh njerëz që paguanin për çdo fjalë, e që prapë i shpenzonin për t’i thënë po pavarësisë.

Liria dhe pavarësia nuk ranë nga qielli dhe nuk u dhuruan nga asnjë konferencë. Ato u përcollën me këmbëngulje brez pas brezi, fjalë pas fjale, nga ati te e bija, nga nëna te i biri, nëpër zjarre betejash të panumërta dhe në fund nga një zyrë telegrafike në tjetrën, që një ditë nëntori të shohim atë Flamur të ringrihet pas 469 vjetësh, po më 28 nëntor, mbi një godinë të Vlorës, ashtu si ishte ngritur dikur në kështjellën e Krujës së Skënderbeut.

Etiketa: albin kurtiPavarësiaShqiperia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

28 Nëntor, Shqipëria feston sot 114-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë!

08:12 : 28/11/2026
SPORT

Euro U-21/ Shqipëria mëson kundërshtarët, ja me cilat kombëtare do të përballet

19:52 : 26/11/2026
RAJONI

“Nuk kemi të përbashkët asgjë”/ Përplasje mes Kurtit dhe Rrahmanit për seksin dhe gjininë

17:33 : 26/11/2026
AKTUALITET

28 Nëntori aspirata që vazhdon edhe sot për kombin Shqipëtar

21:46 : 24/11/2026
AKTUALITET

Tabaku në Bundestag: Shqipëria drejt BE-së vetëm përmes reformave dhe standardeve demokratike

16:36 : 23/11/2026
RAJONI

Ligji për Specialen, Kurti: Presim që ekspertët ta përmbyllin draftin brenda këtyre ditëve

12:59 : 23/11/2026

TË GJITHA

Kurti uron 28 Nëntorin: Liria dhe Pavarësia nuk ranë nga qielli, u ndërtuan me sakrificë brez pas brezi

09:26 : 28/11/2026
Screenshot

Kontrolle ndaj protestuesve, policia ndalon makinat me flamuj kuqezi në Tiranë

09:16 : 28/11/2026

28 nëntori, Sekretari Marco Rubio uron shqiptarët për 114 vjetorin e Pavarësisë

09:01 : 28/11/2026

Korrupsioni dhe kapja politike rrënojnë institucionet, 93% e shqiptarëve nuk besojnë te qeveria

08:42 : 28/11/2026

“Kërkojmë nëntorin e tretë”/ Sot protestë kombëtare! Qytetarët kërkojnë largimin e Ramës

08:20 : 28/11/2026

28 Nëntor, Shqipëria feston sot 114-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë!

08:12 : 28/11/2026

Reshje intensive dhe rrezik përmbytjesh/ Parashikimi i motit për sot

07:58 : 28/11/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com