Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta ka uruar të gjithë shqiptarët për Ditën e Flamurit, duke nderuar figurën e Ismail Qemalit dhe patriotët që kontribuuan në shpalljen e Pavarësisë më 28 Nëntor 1912.
Në mesazhin e tij, ish-presidenti thekson rëndësinë e flamurit kombëtar si simbol i bashkimit, lirisë dhe sakrificave të shqiptarëve ndër breza.
“Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar dhe 114-vjetorin e Pavarësisë! Nga Vlora e Ismail Qemalit në Mitrovicën e Isa Boletinit, nga Kruja e Skënderbeut në Prekazin heroik të Adem Jasharit, të valojë përjetësisht krenar në trojet shqiptare Flamuri Kuqezi, i pastër si gjaku i derdhur për Liri.
Nderim i përjetshëm për Ismail Bej Vlorën dhe të gjithë patriotët që me sakrificë e përkushtim përjetësuan 28 Nëntorin e vitit 1912.
Një komb dhe një flamur! Gëzuar 28 Nëntorin të gjithë shqiptarëve!”, shkruan Meta.
Në urimin e tij, ish-presidenti ka vendosur në qendër kujtesën historike, figurat kombëtare dhe mesazhin e bashkimit të shqiptarëve rreth Flamurit Kuqezi.