Rrethohet Sheshi i Flamurit në Vlorë, prani e shtuar e forcave të policisë

09:21, 28/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sheshi i Flamurit në Vlorë është rrethuar nga forca të shumta policie në mëngjesin e 28 Nëntorit, në ditën e festimeve për 112-vjetorin e Pavarësisë.

Sipas informacioneve nga terreni, qytetarët po hasin pengesa për të hyrë në shesh, ndërsa edhe gazetarët po përballen me vështirësi për të shkuar në vendin ku është parashikuar të zhvillohet ceremonia zyrtare.

Prania e shtuar e policisë vjen në një ditë me rëndësi të veçantë për Vlorën, ndërsa situata në zonën e Sheshit të Flamurit po shoqërohet me kufizime të lëvizjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco