Policia e Shtetit uron 28 dhe 29 Nëntorin: Në shërbim të flamurit, qytetarëve dhe atdheut

Aktualitet | 1 minutë më parë

Policia e Shtetit ka përcjellë urimet për shqiptarët me rastin e festave kombëtare të 28 dhe 29 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë dhe Ditës së Çlirimit.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Policia e Shtetit thekson se punonjësit e saj janë në çdo cep të vendit, në shërbim të qytetarëve, flamurit dhe atdheut, në këto ditë të shënuara për historinë kombëtare.

Në mesazhin e saj, Policia vlerëson sakrificën e brezave që luftuan për liri dhe pavarësi, si dhe shpreh nderimin për Dëshmorët e Atdheut.

“Policia e Shtetit ju uron Gëzuar 28 dhe 29 Nëntorin!

Në çdo cep të Shqipërisë, aty ku valëvitet flamuri kuqezi, ku historia flet përmes kalave dhe monumenteve, kuqezinjtë bashkohen në nderim të historisë dhe të sakrificës së brezave. Aty jemi edhe ne, punonjësit e Policisë së Shtetit, në shërbim të flamurit, qytetarëve dhe atdheut.

Me krenarinë për historinë tonë, nderimin për Dëshmorët dhe sakrificën e brezave që bënë të mundur lirinë dhe pavarësinë, si dhe me përgjegjësinë për të ardhmen, nderojmë këto data të shënuara, që përfaqësojnë identitetin, dinjitetin dhe ekzistencën e Shqipërisë”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme