Sot protestë në Tiranë! Diaspora mbërrin në Shkodër me flamuj kuqezi, kolona e makinave niset drejt kryeqytetit (VIDEO)

28 Nëntor 2026 | 09:52

Këtë të shtunë në Tiranë do të zhvillohet protesta kombëtare e thirrur nga të rinjtë dhe qytetarët kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama e cila prej muajsh kërkon largimin e tij. Protesta përkon edhe me festat e nëntorit.

Prej disa javësh, organizatorët dhe protestuesit kanë intensifikuar thirrjet për pjesëmarrje masive, duke u bërë apel qytetarëve nga të gjitha rrethet e vendit, si dhe shqiptarëve të diasporës, që t’i bashkohen tubimit në kryeqytet.

Kësaj thirrjeje u janë përgjigjur disa shqiptarë nga diaspora të cilët kanë mbërritur në Shkodër me automjete të mbuluara me flamujt kombëtarë. Ata formuar një kolonë makinash të cilat janë nisur drejt Tiranës, ku pritet të zhvillohet protesta kombëtare.

Siç shihet edhe nga pamjet, mjetet janë rreshtuar njëri pas tjetrit për t’iu bashkuar tubimit të paralajmëruar në kryeqytet, duke shoqëruar lëvizjen e tyre me simbolet kombëtare.

Kolona e nisur nga veriu i vendit synon t’i bashkohet protestës kombëtare në Tiranë, ndërsa pritet që pjesëmarrës të vijnë edhe nga zona të tjera brenda dhe jashtë vendit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

28 Nëntori, liderët e Shqipërisë dhe Kosovës bashkë në Vlorë për ceremoninë e ngritjes së flamurit (VIDEO)

Në qytetin bregdetar të Vlorës po mbahet ceremonia solemne e ngritjes së flamurit kombëtar, me rastin e 114-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Në...
10:17 | 28/11/2026

Festat e Nëntorit, gazetari nis edicionin me një urim

Gazetari i Euronews Albania, Thimi Samarxhiu këtë të shtunë e ka nisur me një mesazh transmetimin live me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë dhe Festën...
10:07 | 28/11/2026

Policia e Shtetit uron 28 dhe 29 Nëntorin: Në shërbim të flamurit, qytetarëve dhe atdheut

Policia e Shtetit ka përcjellë urimin e saj me rastin e 28 dhe 29 Nëntorit, duke vënë theksin te nderimi i historisë, sakrifica e brezave...
10:01 | 28/11/2026