Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Visar Memeti, ka përcjellë urimet e tij për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit, duke vënë në dukje se kjo festë ende nuk lejohet në Luginën e Preshevës.
Në një reagim të publikuar në Facebook, Memeti është shprehur se ndalimi institucional nuk mund ta shuajë festën në shpirtin dhe zemrat e shqiptarëve.
Të lidhura
None found
“Gëzuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit!
Edhe pse, për fat të keq, kjo festë në Luginën e Preshevës vazhdon të jetë e ndaluar, ajo nuk mund të ndalohet kurrë në zemrat dhe shpirtin tonë.
Gëzuar 28 Nëntorin!”, ka shkruar Memeti.







