Lajmi i fundit

LIVE - 114 vjet Pavarësi në Shtetrrethim

'Turp, kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë!'/ Qytetarët dhe emigrantët reagojnë për rrethimin e Sheshit të Flamurit

09:52, 28/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Reagime të shumta nga qytetarët dhe emigrantët në Vlorë pas masave të rrepta të sigurisë të ndërmarra në Sheshin e Flamurit, ku po zhvillohet ceremonia zyrtare e 28 Nëntorit.

Të pranishëm në zonë, qytetarët dhe emigrantët shprehin indinjatën e tyre për faktin se nuk po lejohen të afrohen në shesh për të ndjekur nga afër ceremoninë e Festës së Pavarësisë.

“Turp! Nuk ka ndodhur ndonjëherë një gjë e tillë, që Sheshi i Flamurit të rrethohet dhe qytetarët të mos lejohen të marrin pjesë në ceremoni”, shprehen ata.

Ndërsa Vlora feston 28 Nëntorin, prania e madhe e policisë dhe kufizimi i aksesit për qytetarët janë kthyer në objekt reagimesh dhe pakënaqësie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco