E shtunë, 28 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Protesta, nis grumbllimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, tubimit pritet t’i bashkohet edhe diaspora

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve për protestën kombëtare të paralajmëruar për ditën e sotme, në 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Pjesëmarrësit kanë mbërritur në shesh me flamuj kuqezi, disa të veshur me kostume kombëtare, duke i dhënë tubimit edhe një simbolikë festive e patriotike, në këtë ditë të rëndësishme për shqiptarët.

Protesta është thirrur nga studentë, të rinj dhe qytetarë nga qytete të ndryshme të vendit, ndërsa organizatorët kanë bërë apel edhe për pjesëmarrjen e diasporës shqiptare.

Tubimi i sotëm vjen pas muajsh protestash kundër qeverisë. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, krijimi i një qeverie teknike dhe garantimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.