Tensione dhe përplasje në Vlorë.
Qytetarët e mbledhur për të përkujtuar Ditën e Flamurit, nuk janë lejuar nga forcat policore të afrohen për shkak se Edi Rama duhej të bënte nderimet në shtetrrethim të plotë.
I frikësuar nga qytetarët, Rama ka urdhëruar policinë të mos lejojë askënd të afrohet.
Kjo situatë skandaloze ka bërë që të shpërthejë një protestë e qytetarëve kundër Edi Ramës.
Protestuesit kanë tentuar të heqin gardhin metalik, por janë sulmuar nga policia me gaz lotsjellës.
Policët e armatosur rëndë kanë ushtruar dhunë ndaj tyre, duke e tensionuar situatën akoma më shumë.
Mes qytetarëve të pranishëm ka edhe shumë prej atyre që kanë udhëtuar nga Kosova për këtë ditë të rëndësishme.
© SYRI.net