E shtunë, 28 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Protestë në Vlorë, qytetarët përplasen me policinë, nuk mungojnë as thirrjet kundra kryeministrit Rama

Rreth 20 deri në 30 protestues janë mbledhur diten e sotme në ambientet mbas  Sheshit të Flamurit në Vlorë, ku kanë kundërshtuar forcat e policisë të pranishme në këtë zonë.

Protestuesit, të cilët edhe në raste të mëparshme kanë zhvilluar protesta kundër projektit për ndërtimin e Muzeut të Hebrenjve, kanë shprehur sërish kundërshtimin e tyre. Gjatë tubimit të sotëm, ata kanë pasur edhe përplasje me efektivët e policisë, ndërsa nuk kanë munguar as thirrjet dhe deklaratat në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Protesta është zhvilluar në një moment kur në Sheshin e Flamurit po mbaheshin aktivitetet ceremoniale me rastin e 28 Nëntorit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.