Dhjetëra emigrantë nga diaspora mbërrijnë në Shqipëri për protestën kombëtare, nisen nga Shkodra drejt Tiranës

28/11/2026 10:31

Dhjetëra emigrantë shqiptarë, të ardhur nga vende të ndryshme të Evropës, kanë mbërritur sot në Shkodër, nga ku janë nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën kombëtare.

Ata kanë udhëtuar nga diaspora për t’iu bashkuar protestës që zhvillohet sot në kryeqytet, raporton korrespondenti i Top Channel Klodjan Zhivani.

Emigrantët vijnë nga vende të ndryshme evropiane dhe janë drejtuar drejt Tiranës, ku pritet të marrin pjesë në tubim.

Top Channel