Sociale
“Kemi udhëtuar mbi 2 ditë nga Britania”, qytetarët e Diasporës thirrje shqiptarëve: Dilni në shesh!
Diaspora i është përgjigjur thirrjes për protestë kombëtare, e cila do të mbahet sot, në 114 vjetorin e Pavarësisë në Tiranë.
Një qytetar thotë se ka udhëtuar për më shumë se 2 ditë nga Britani për të ardhur në protestë.
“Kemi udhëtuar mbi 2 ditë nga Britania e Madhe. Një thirrje kam për qeverinë më të korruptuar në botë: jep dorëheqjen. Britania nuk ka për ta lënë vendin vetëm”, tha qytetari.
“U bëj thirrje qytetarëve të dalin në shesh. 1 milionë shqiptarë janë larguar. T’ia kthejmë Shqipërinë shqiptarëve. Është koha të dalim të gjithë në shesh”, u shpreh një tjetër qytetar.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




