Bellerin denoncon presionin mbi peshën e futbollistëve: Disave iu bie të fikët në stërvitje nga uria…

28 Nëntor 2026
10:38
Alfred Lleshi
back button

Futbollisti i Betis, Hector Bellerin, ka ngritur shqetësimin për presionin e madh që ushtrohet ndaj lojtarëve për të mbajtur një peshë të caktuar trupore. Ai zbulon se disa klube i gjobisin futbollistët nëse peshojnë më shumë se norma e përcaktuar.

“Peshohemi çdo ditë. Kam luajtur në skuadra ku të gjobisin nëse peshon më shumë se normalja. Në njëfarë mënyre, kjo mund të kuptohet, por unë jetoj me këtë realitet”, – rrëfen ish-mbrojtësi i Arsenalit, pa përmendur emrat e klubeve.

Bellerin tregon edhe raste shqetësuese: “Ka pasur futbollistë që nuk kanë ngrënë dhe iu kanë rënë të fikët gjatë stërvitjes për shkak të mungesës së ushqimit”.

Ai kujton edhe futbollin e para 20 viteve, duke përmendur Ronaldo Fenomenin, Ronaldinhon, Romarion dhe Gutin. Sipas tij, atëherë lojtarët nuk shqetësoheshin aq shumë për këto çështje, ndërsa sot ritmi i lojës është shumë më i lartë dhe kërkesat fizike janë shtuar.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit