Ka nisur grumbullimi i qytetarëve për protestën kombëtare të paralajmëruar për ditën e sotme, në 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Pjesëmarrësit kanë mbërritur në shesh me flamuj kuqezi, disa të veshur me kostume kombëtare, duke i dhënë tubimit edhe një simbolikë festive e patriotike, në këtë ditë të rëndësishme për shqiptarët.
Protesta është thirrur nga studentë, të rinj dhe qytetarë nga qytete të ndryshme të vendit, ndërsa organizatorët kanë bërë apel edhe për pjesëmarrjen e diasporës shqiptare.
Pjese e protestës do jenë dhe militantët e Partisë Demokratike.