Rreth 20 deri në 30 persona kanë protestuar sot në ambientet pas Sheshit të Flamurit në Vlorë, duke kundërshtuar praninë e forcave të policisë, ndërsa në qytet zhvilloheshin aktivitetet ceremoniale me rastin e 28 Nëntorit.
Protestuesit, të cilët kanë zhvilluar edhe më herët tubime kundër projektit për ndërtimin e Muzeut të Hebrenjve, kanë përsëritur kundërshtimin e tyre. Mes tyre ishte edhe Baki Goxhaj, i cili disa muaj më parë u ndalua nga forcat izraelite gjatë pjesëmarrjes në “Flotiljen Sumud”, që po transportonte ndihma drejt Gazës, si dhe tre protestues të tjerë.
Gjatë tubimit janë shënuar përplasje me efektivët e policisë, ndërsa protestuesit kanë drejtuar edhe thirrje dhe deklarata kundër kryeministrit Edi Rama.

