Shqipëria nderon sot Ditën e Flamurit Kombëtar dhe kremton 114 vjetorin e pavarësisë. Vlora, u bë si çdo vit, qendra e festimeve dhe mikpritësja e qindra qytetarëve në ceremonialin shtetëror të ngritjes së Flamurit, ku morën pjesë personalitete më të larta politike të Shqipërisë dhe Kosovës; Presidenti Bajram Begaj, Presidentja e Kosovës Justina Shiroka Pula, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Niko Peleshi, Kryeministri Edi Rama, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, dhe të tjerë të ftuar. Kryeministri Rama vendosi një kurorë me lule dhe u përkul në shenjë respekti pranë vendprehjes monumentale të Ismail Qemalit.