Banorët e Dibrës kanë dalë në protestë në Tiranë me disa kërkesa specifike.
Në Ditën e Flamurit, dibranët kërkojnë të ndalohet projekti i Skavicës pasi përmbyt tokat e tyre.
Po ashtu, banorët e Dibrës kërkojnë që të ndalet edhe centrali i Ulsi Manjës.
Ata thanë se dibranët nuk do e lejojnë kurrë një projekt që shkatërron dibrën,
“Stop centralit që është duke bërë Ulsi Manja. Nga Dibra jemi.
Stop Skavicës, stop centralit që është duke bërë Ulsi Manja në Dibër, që ka blerë krejt llixhat e Peshkopisë,” tha një protestues.
“Skavica është një projekt mafioz që zhduk të gjithë Dibrën.
Pushteti i sotëm po kërkon të blejë influencë amerikane me demek se po e bëjmë me mbështetjen amerikane dhe kërkon të zhdukë komplet Dibrën përmes hidrocentralit të Skavicës, duke ndërtuar një digë rreth 100 e sa metra të lartë.
Pra është projekt famëkeq që e zhduk Dibrën. Kjo mënyrë qeverisje nuk kursen nga Butrinti në Zvërnec, në Sazan, në Dibër, pra nuk kursen asgjë vetëm për të blerë ditë në pushtet.
Është krim, është fatale të bësh Skavicën sot,” deklaroi një tjetër protestues.
© SYRI.net
Berisha: Gëzuar 28 Nëntorin! Sot të gjithë në shesh kundër narkoshtetit të Ramës
Provokimi i policisë, fut zjarrfikësen në sheshin 'Skënderbej'. Qytetarët e përzënë me brohorima: Ik, ik...largohuni patronazhistë
28 Nëntori, hyrje masive të shqiptarëve drejt Shqipërisë në pikën kufitare me Kosovën: Diaspora drejt Tiranës