Osmani uron 28 Nëntorin: Katër data historike, një krenari kombëtare

28 Nëntor 2026 | 11:31

Ish-presidentja e Kosovës dhe deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj me rastin e 28 Nëntorit, duke rikujtuar katër ngjarje të mëdha që lidhen me këtë datë dhe që përbëjnë shtyllat e identitetit kombëtar shqiptar.

Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Osmani ka veçuar Ditën e Flamurit, Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari, si dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Katër data historike, një krenari kombëtare:  Dita e Flamurit, Pavarësia e Shqipërisë, lindja e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe dalja publike e UÇK-së.

Nga Kruja e Skënderbeut, në Vlorën e Pavarësisë e deri në Prekazin e Jasharajve, historia jonë është shkruar me gjak, sakrificë dhe guxim. Dy shtete, një komb, dy flamuj, një zemër! Gëzuar 28 Nëntorin”, shkruan Osmani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mesha për flamurin, Kryepeshkopi Joan: Detyrë e gjithsecilit që këtë vend të bekuar ta ndriçojmë akoma më shumë

Kryepeshkopi Joan këtë të shtunë ka drejtuar Dhoksologjinë e Flamurit në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, në nderim të Ditës së Pavarësisë. Gjatë fjalës...
11:17 | 28/11/2026

Partia Demokratike Shqiptare: 28 Nëntori, simbol i një historie që nuk është ndërtuar lehtë por me sakrificë

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ka përcjellë urimin e tij me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, duke vënë theksin te sakrifica...
11:08 | 28/11/2026

28 Nëntori, Ministria e Jashtme e Ukrainës: Vlerësojmë miqësinë dhe bashkëpunimin me Shqipërinë

Ministria e Punëve të Jashtme e Ukrainës ka përcjellë urimin e saj zyrtar për Shqipërinë me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë, duke vlerësuar...
11:00 | 28/11/2026