Ish-zv.kryeministrja Balluku e cila është nën hetim nga SPAK, është shfaqur në Fier ku ka marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Ditën e Pavarësisë.Ajo tha se Shqipëria është vetëm një hap larg integrimit në BE.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë. Jemi sot në Fier së bashku me deputetët dhe qytetarët që na janë bashkuar. Shqipëria ndodhet në një moment historik. 114 vite pas shpalljes së pavarësisë, sot jemi vetmë një hap larg BE. Gjatë muajit nëntor kemi patur lajme shumë të mira që kanë ardhur nga Brukseli në Shqipëri. Uniteti dhe indentiteti ynë na ka dalluar gjithnjë ndër vite. Të gjithë së bashku gëzuar këtë ditë.” – tha Balluku.