Aktualitet

Shqiptarët e diasporës i bashkohen protestës në Tiranë, autokolona me flamuj kuqezi mbërrin në Shkodër

Shqiptarët e diasporës po i bashkohen protestës kombëtare të 28 Nëntorit, e cila pritet të mbahet sot në Tiranë. Një autokolonë automjetesh, të zbukuruara me flamuj kuqezi, ka mbërritur në Shkodër dhe ka vijuar udhëtimin drejt kryeqytetit, ku pjesëmarrësit do t’u bashkohen qytetarëve të mbledhur në Sheshin Skënderbej.

Pjesëmarrësit bëjnë me dije se rikthimi i tyre në Shqipëri këtë 28 Nëntor nuk lidhet vetëm me festimet e Ditës së Pavarësisë, por edhe me angazhimin në protestën kundër qeverisë. Ata shprehen se synimi është të kërkojnë ndryshime politike dhe t’i japin fund tranzicionit të zgjatur.

“Zemërimi i diasporës, të gjithë së bashku kthehemi në Atdhe. Këtë herë kthehemi jo për të keqen më të vogël, siç thotë Edi Rama, por për t’i dhënë zgjidhje politike dhe për t’i dhënë fund tranzicionit.

Kur ta kthejmë vendin e politikës normale, do të bëjmë edhe bashkimin kombëtar. Jemi për festë dhe për protestë. Pasi të largojmë Ramën, festa do të jetë e të gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen”, shprehen pjesëmarrësit.

Autokolona pritet të mbërrijë në Tiranë, ku do t’i bashkohet qytetarëve të tjerë që janë nisur nga qytete të ndryshme të vendit dhe nga diaspora për të marrë pjesë në protestën e 28 Nëntorit. Pjesëmarrja në këtë manifestim pritet të jetë e konsiderueshme.u9i

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.