Krerët më të lartë të dy shteteve shqiptare u bëë bashkë për ngritjen e flamurit në Vlorë, në një akt simbolik për të kujtuar dhe nderuar shpalljen e pavarësisë 114 vite më parë. Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe presidentja e Kosovës Justina Shiroka Pula ecën krah njëri-tjetrit në sheshn e Flamurit për të nderuar Babain e Pavarësisë, Ismail Qemalin dhe firmëtarët e tjerë të Shqipërisë së lirë. Ceremonia bëri bashkë krerët e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, Edi Ramën dhe Albin Kurtin, që u përulën pranë monumentit të Pavarësisë, ashtu sikurse zyrtarë të tjerë të pushtetit qendror dhe vendor.