Sheshi “Skënderbej” në Tiranë u mbush me protestues në kuadër të protestës kombëtare të 28 Nëntorit. Në tubim morën pjesë qytetarë nga kryeqyteti, qytete të ndryshme të vendit dhe diaspora, të cilët protestuan kundër qeverisë.
Gjatë protestës u shpalos një banderolë gjigante me mesazhin: “Shqipëria do të rrojë, për të luftojmë ne! Rama në burg, Berisha në burg”. Banderola u shoqërua me këngën patriotike “Rreth flamurit të përbashkuar”.
Mesazhi i saj shprehte qëndrimin e protestuesve ndaj Edi Ramës dhe Sali Berishës, si dhe kërkesën për ndryshim të klasës politike.
Në shesh u valëvitën flamuj kuqezi, ndërsa tubimi u shoqërua me këngë patriotike dhe brohoritje kundër qeverisë.