Gjatë protestës kombëtare kundër qeverisë, e zhvilluar këtë 28 Nëntor në Tiranë, protestuesit kanë shpalosur një banderolë gjigante me një mesazh patriotik.
“Shqipëria do të rrojë, për të, për të luftojmë ne!”, shkruhet në banderolën e vendosur në shesh, ku janë mbledhur qytetarë nga Tirana, qytete të ndryshme të vendit, si dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora.
Të lidhura
None found
Po ashtu në banderolë shkruhet edhe “Rama n’burg, Berisha n’burg”, një thirrje që është përsëritur çdo ditë nga qytetarët në rreth gjashtë muaj protestë.

Protesta është organizuar në Ditën e Pavarësisë, ndërsa pjesëmarrësit kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama nga detyra bashke me qeverinë e tij.








