• Kontakt
Saturday, November 28, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Protesta Kombëtare e 28 nëntorit/ Qytetarët në shesh kundër Ramës: Shqipëria do të rrojë, për të luftojmë!

12:12 : 28/11/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Qytetarë, studentë dhe Diaspora janë bashkuar këtë 28 Nëntor në protestën kombëtare në Tiranë, duke e kthyer Ditën e Pavarësisë në një ditë proteste kundër qeverisë së Edi Ramës.

Me flamuj kuqezi, pankarta dhe thirrje për ndryshim, protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit, krijimin e një qeverie teknike dhe fundin e një sistemi që, sipas tyre, ka mbyllur mundësitë për një jetë më të mirë në Shqipëri.

Protesta e sotme vjen pas afro gjashtë muajsh tubimesh dhe marshimesh të përditshme në kryeqytet.

Kjo është dita e 182-të e lëvizjes qytetare, e cila ka nisur me kërkesa kundër korrupsionit dhe pakënaqësisë ndaj qeverisjes, ndërsa tashmë kërkesa kryesore është largimi i Edi Ramës nga drejtimi i qeverisë.

Diaspora niset drejt Tiranës me flamuj kuqezi

Lexo edhe:

Protesta kombëtare kundër qeverisë, shpaloset banderola në shesh: Shqipëria do të rrojë, për të luftojmë ne!

“Të rinjtë pa të ardhme”/ Studenti në protestë: Vendet e punës u rezervohen fëmijëve të oligarkëve

Protestës i është përgjigjur edhe diaspora shqiptare.  Një kolonë automjetesh me flamuj kombëtarë ka mbërritur në Shkodër dhe është nisur drejt Tiranës për t’iu bashkuar tubimit.

Pamjet e publikuara tregojnë automjetet e rreshtuara me flamuj kuqezi, ndërsa pjesëmarrësit synojnë të mbërrijnë në kryeqytet për të qenë pjesë e protestës.

Pjesëmarrja e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit i jep tubimit një dimension më të gjerë, duke e shtrirë pakënaqësinë përtej kufijve të Shqipërisë. Një pjesë e qytetarëve që kanë emigruar e shohin situatën në vend si një nga arsyet që i ka detyruar të ndërtojnë jetën larg familjeve të tyre.

Gjatë tubimit protestuesit kanë shpalosur një banderolë gjigante me një mesazh patriotik.

“Shqipëria do të rrojë, për të luftojmë ne!”, shkruhet në banderolën e vendosur në shesh, ku janë mbledhur qytetarë nga Tirana, qytete të ndryshme të vendit, si dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora.

 

Studentët: Nuk duam të largohemi nga Shqipëria, por këtu nuk na jepet mundësia të ndërtojmë të ardhmen

Duke folur nga sheshi të rinj dhe studentë, kanë ngritur shqetësimin për mungesën e meritokracisë dhe mundësive të barabarta në tregun e punës.

Një student, në një prononcim gjatë protestës, ka treguar se ka punuar për katër vite si kamerier, por nuk dëshiron që kjo të jetë e ardhmja e tij dhe e bashkëmoshatarëve. Sipas tij, vendet e punës nuk ndahen mbi bazën e aftësive dhe meritës, por përfundojnë te njerëzit që kanë lidhje ekonomike dhe politike.

“Problemi i vetëm është se gjysma e shqiptarëve duan të protestojnë dhe ta heqim qafe. Si mund të pranojmë një qeveri të korruptuar? Si do të rrojmë ne si studentë?

Kamarierë do të punojmë tërë jetën, sepse unë kam punuar katër vite. Vendet e punës zihen nga fëmijët e oligarkëve dhe atyre që kanë lekë. Ndaj dal në protestë”, u shpreh ai.

Studenti u bëri thirrje edhe shqiptarëve që po e ndjekin protestën nga televizori, që të lënë shtëpitë dhe t’u bashkohen qytetarëve në shesh.

“Shqiptarë, ngrihuni nga divanet dhe ejani në shesh!”, ishte apeli i tij.

Ceremonia e ngritjes së flamurit në Vlorë, qytetarët protestojnë kundër Ramës

Ndërkohë në Vlorë teksa zhvillohej aktiviteti qeveritar për ngritjen e flamurit, qytetarët u grumbulluan për të protestuar, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në këtë moment tensionet nuk kanë munguar pasi qytetarët e mbledhur për festimet nuk janë lejuar nga policia t’i afrohen zonës ku po zhvillohej ngritja e Flamurit Kombëtar.

Forcat e policisë kishin vendosur një perimetër të rreptë sigurie, duke penguar qytetarët të afroheshin për të ndjekur nga pranë ceremoninë ku merrnin pjesë krerët më të lartë të shtetit.

Vendimi ka shkaktuar reagimin e qytetarëve, të cilët kanë kundërshtuar masat e sigurisë dhe kanë tentuar të largojnë gardhin metalik.

Për të shpërndarë turmën, policia ka përdorur gaz lotsjellës, ndërsa situata është tensionuar më tej nga përplasjet mes efektivëve dhe qytetarëve.

2 mijë efektivë në terren, policia merr masa të shtuara sigurie

Në pritje të një pjesëmarrjeje të gjerë, Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara sigurie në kryeqytet. Sipas raportimeve rreth 2 mijë efektivë janë angazhuar në terren, ndërsa në gatishmëri janë vendosur FNSH, njësitë Shqiponja dhe Policia Rrugore.

Masat përfshijnë edhe institucionet kryesore, si Kryeministria, Kuvendi dhe Ministria e Arsimit.

Prania e shtuar e forcave të rendit dhe mjeteve të ndërhyrjes është pjesë e planit të sigurisë për protestën, ndërsa qytetarët pritet të vijojnë grumbullimin dhe marshimin në kryeqytet.

Etiketa: Edi Ramakorrupsionprotesteqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protesta kombëtare kundër qeverisë, shpaloset banderola në shesh: Shqipëria do të rrojë, për të luftojmë ne!

11:50 : 28/11/2026
AKTUALITET

“Të rinjtë pa të ardhme”/ Studenti në protestë: Vendet e punës u rezervohen fëmijëve të oligarkëve

11:35 : 28/11/2026
AKTUALITET

“Shqiptarë, bashkohuni”/ Aktivisti: Sot do të kemi surpriza, presim dorëheqjen e Ramës

11:18 : 28/11/2026
AKTUALITET

“Dita e sotme të jetë dita e çlirimit”/ Protestuesit: Banda e narkoshtetit duhet larguar!

10:59 : 28/11/2026
AKTUALITET

Protesta frikëson Ramën/ 2000 efektivë në terren, postblloqe në kryqëzime dhe në hyrje-daljet e vendit

10:51 : 28/11/2026
AKTUALITET

Diaspora i bashkohet protestës së 28 Nëntorit, autokolona me flamuj kuqezi mbërrin në Shkodër

10:33 : 28/11/2026

TË GJITHA

Protesta Kombëtare e 28 nëntorit/ Qytetarët në shesh kundër Ramës: Shqipëria do të rrojë, për të luftojmë!

12:12 : 28/11/2026

Protesta kombëtare kundër qeverisë, shpaloset banderola në shesh: Shqipëria do të rrojë, për të luftojmë ne!

11:50 : 28/11/2026

Përplasja me armë ku humbi jetën shqiptari, kush është Ervis Murra që iu iku nga duart policisë italiane

11:40 : 28/11/2026

“Të rinjtë pa të ardhme”/ Studenti në protestë: Vendet e punës u rezervohen fëmijëve të oligarkëve

11:35 : 28/11/2026

SPAK kërkon ta arrestojë, Balluku “karshillëk” në Fier: Jemi afër BE-së!

11:27 : 28/11/2026

“Shqiptarë, bashkohuni”/ Aktivisti: Sot do të kemi surpriza, presim dorëheqjen e Ramës

11:18 : 28/11/2026

“Dita e sotme të jetë dita e çlirimit”/ Protestuesit: Banda e narkoshtetit duhet larguar!

10:59 : 28/11/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com