NATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përcjellë urimet e tyre për Shqipërinë me rastin e Ditës së Pavarësisë, duke vlerësuar kontributin e vendit në sigurinë kolektive dhe partneritetin strategjik. Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, edhe në gjuhën shqipe, NATO shprehu vlerësimin për angazhimin e Shqipërisë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. “Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri. Aleanca jonë në NATO është themeli i mbrojtjes sonë të ndërsjellë. Ne mirëpresim angazhimin e Shqipërisë për të rritur shpenzimet e mbrojtjes për të forcuar sigurinë kolektive. Së bashku, po përballemi me kërcënimet kibernetike, krimin transnacional dhe kartelet për të mbajtur të sigurta të dy kombet tona”, thuhet në mesazhin e Aleancës.