Tensionohet situata në Bulevard, protestuesit hedhin molotovë dhe gurë, policia i shpërndan me ujë dhe gaz lotsjellës

28/11/2026 12:46

Situata gjatë protestës në kryeqytet është tensionuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku protestuesit kanë hedhur molotovë dhe gurë në drejtim të efektivëve të policisë.

Përballë përshkallëzimit të situatës, policia ka ndërhyrë duke përdorur autobotët me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe për të larguar protestuesit nga zona.

Përplasjet kanë shënuar momente tensioni mes protestuesve dhe forcave të rendit, ndërsa situata në Bulevard mbetet e tensionuar.

Top Channel