Kryesore

VIDEO/ Protestë masive në Tiranë, qytetarët i drejtohen Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”

12:47 - 28.11.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, mijëra qytetarë i janë drejtuar bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Qytetarët do të protestojnë para Kryeministrisë, me kërkesë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.

Shënohen incidentet e para

Tensione janë shënuar gjatë protestës kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë, ku është hedhur molotovi i parë në drejtim të Ministrisë së Infrastrukturës.

Gjatë tubimit janë ndezur gjithashtu flakadanë, ndërsa situata është shoqëruar me thirrje dhe brohoritje nga protestuesit e mbledhur në kryeqytet.

Ndërkoh9 qytetarët kanë goditur me gurë dhe shkopinj drejt godinave të ministrive.

Qytetarë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, si dhe pjesëtarë të diasporës, janë bashkuar në tubimin e 28 Nëntorit, duke kërkuar ndryshime politike dhe largimin e qeverisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.