InsajderiInsajderi
Lajme

Komandanti i Policisë i vjen Ramës me një letër: Kryeprokurori ndalon punimet për muralin

Insajderi
28 November 2026 - 12:52
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Facebook Shpërndaje në XShpërndaje në X Kopjo lidhjenKopjo lidhjen
Komandanti i Policisë i vjen Ramës me një letër: Kryeprokurori ndalon punimet për muralin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komandanti i Policisë, Fatmir Balaj, ia ka prezantuar kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, vendimin e Prokurorit të Shtetit për ndalimin e punimeve për vendosjen e muralit të Nënë Terezës në objektin ku ndodhet Ministria e Ekonomisë, deri në një vendim të gjykatës.

“E pranuam zyrtarisht vendimin prej Prokurorit të Shtetit që, deri në një vendim të gjykatës, të mos lejohen zhvillimet e punimeve për shkak të problematikave mes dy palëve, mes Ministrisë së Digjitalizimit dhe Administratës Publike dhe Komunës. Nuk më lejohet ta nxjerr këtë dokument jashtë pa autorizim. Mediat le t’i drejtohen Prokurorisë”, dëgjohet duke i thënë Balaj-Ramës, raporton koha.net.

Kryetari i Prishtinës e ka kundërshtuar arsyetimin se në këtë rast bëhet fjalë për kontest mes dy palëve, duke pretenduar se objekti ku është planifikuar të vendoset murali është kompetencë e kryeqytetit dhe se nuk është në pronësi të ministrisë.

“Cilat dy palë? Ministria nuk është palë këtu. Prokurori paska marrë një vendim… një vendim që është marrë prej asamblistëve, me të gjitha lejet, me të gjitha të drejtat si qeverisje lokale, është bllokuar tash sepse ka kontest mes dy palëve. Pse ministria është palë? Ky objekt s’është pronë e ministrisë, nuk është asgjë në kompetencë të tyre, këto objekte janë kompetencë të kryeqytetit”, ka thënë Rama.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

FacebookFacebook InstagramInstagram

Impressum

Kontakt

Trademark