Deputetja e Partisë Demokratike, Denisa Vata, është bërë pjesë e protestës kombëtare të 28 Nëntorit kundër qeverisë së Edi Ramës. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Vata e ka cilësuar protestën si një qëndresë kundër regjimit dhe narkoshtetit, duke theksuar se qytetarët janë ngritur për votën e lirë, dinjitetin dhe llogaridhënien e qeverisë përpara shqiptarëve.
Në mesazhin e saj, deputetja demokrate thekson se Dita e Flamurit është një moment për të ngritur zërin për të drejtat dhe dinjitetin e qytetarëve.
Postimi:
Në protestën madhështore kundër regjimit dhe narkoshtetit të Edi Ramës. [🇦🇱]
Sot, në Ditën e Flamurit, ngremë zërin për votën e lirë, për dinjitetin e qytetarëve dhe për një qeveri që u jep llogari shqiptarëve.

© SYRI.net