Lëndohet një person, protestuesit i vijnë në ndihmë, mbërrin dhe autoambulanca
28/11/2026 12:57
Një person ka mbetur i lënduar gjatë protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.
Pas incidentit, disa prej protestuesve i kanë ardhur në ndihmë të lënduarit.
Pak minuta më vonë, në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, e cila pritet të bëjë transportimin e personit drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Top Channel