Një efektiv i Policisë Rrugore është dhunuar fizikisht gjatë ditës së sotme në zonën e Transballkanikes, në Vlorë.
Sipas informacioneve paraprake, punonjësi i policisë është goditur me grusht nga një person, i cili pas incidentit është shoqëruar në ambientet e komisariatit.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes dhe as motivet që çuan në konfliktin fizik. Ndërkohë, pritet që policia të japë më shumë detaje lidhur me incidentin dhe personat e përfshirë.