Sheshi “Skënderbej” në Tiranë është mbushur me protestues në kuadër të protestës kombëtare të 28 Nëntorit, ku qytetarë nga kryeqyteti, qytete të ndryshme të vendit dhe diaspora janë bashkuar në tubimin kundër qeverisë.

Një prej momenteve që ka tërhequr vëmendjen është shpalosja e një banderole gjigante me mesazhin: “Shqipëria do të rrojë, për të luftojmë ne! Rama në burg, Berisha në burg”.

Mesazhi i banderolës përcjell qëndrimin e protestuesve kundër të dy figurave kryesore të politikës shqiptare, Edi Ramës dhe Sali Berishës, ndërsa reflekton edhe thirrjen e tyre për ndryshim të klasës politike.

Në shesh vijojnë të valëviten flamujt kuqezi, ndërsa protestuesit shoqërojnë tubimin me këngë patriotike, brohoritje dhe mesazhe kundër qeverisë.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb