Brazili mposht SHBA-në, bën hap të madh drejt Botërorit 2027
Përfaqësuesja e Brazilit në basketboll, e drejtuar nga trajneri kroat Aleksandar Petrović, ka shënuar një fitore të madhe në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2027.
Para më shumë se 11 mijë spektatorëve në São Paulo, Brazili mposhti Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rezultat 92-88, duke e komplikuar edhe më shumë garën për kualifikim në turneun final.
Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Lucas Dias, me 24 pikë e 4 asistime dhe dy kërcime.
Në përfaqësuesen amerikane, e cila në këri kualifikime po paraqitet pa yjet e NBA e as pa ata të Euroleagues më efikasi ishte Haywood Highsmith me 16 pikë.
Brazili dhe SHBA-ja, pas 9 ndeshjeve, kanë bilanc prej 7 fitoresh dhe 2 humbjesh , njëjtë sikurse Republika Dominikane.















