Fitoi ndaj Lincoln në Conference League/ Egnatia, skuadra që fitoi më shumë pozicione në klasifikimin e UEFA ‘Nuk dua të humbas asnjë, mos më blini asnjë lojtar. Skuadra ëshrë shumë mirë kështu, nuk duhet të prekim asgjë’-këto ishin pak a shumë fjalët e Jose Mourinhos në drejtim të presidentit Florentino Perez. Fjalë këto që të lënë të kuptosh se Endrick, një prej futbollistëve më të lakuar në zërat e merkatos, për trajnerin portugez duhet të qëndrojë te Reali i Madridit.
Nuk ka rëndësi nëse është përplasje verbale apo jo, kjo është pengesa e parë për Milanin që kërkon të sjellë në Milano sulmuesin brazilian. Pengesa e dytë, mund të vijë nga Franca, pavarësisht dëshirës së Mourinhos. Në Spanjë po flitet për një interes të Paris Saint Germainit për Vinicius; një interes ky që mund të jetë i vërtetë duke parë dëmtimet të skuadra kampioneve e Evropës, por gjithsesi duket e vështirë që Reali i Madridit të ulet në tryezën e bisedimeve. Për më tepër, në Madrid sigurojnë se Vinicius nuk ka ndërmend që të largohet nga Los Blancos. E megjithatë, kur në mes është një klub i fuqishëm në aspektin financiar….. Por përse PSG mund të jetë pengesë për objektivat e merkatos së Milanit? E thjeshtë, dy sulmues nuk mund të largohen njëkohësisht në merkaton e janarit nga Reali i Madridit.
Megjithatë situata duket se është ndryshe. Milani po lëviz me kohë dhe ka karta të rëndësishmë për të përdorur. Kuqezinjtë mund të shfrytësojnë aksin me Roc Nation, agjencinë që përfaqëson Endrick me të cilën Cardinale dhe RedBird kanë lidhje të ngushta në botën e sportit dhe të argëtimit(Shefi Ekzekutiv i Milan Sports & Entertainment, që bashkon investimet e RedBird në Milano është Brett Yormak, ish drejtues i Roc Nation dhe vëllai i Michael Yormak, drejtues i vetë agjencisë). Pastaj, më konkretisht janë 60 milionë euro plus bonuse që Cardinale është gati t’i investojë duke i lejuar Realit të Madridit opsionin e riblerjes së futbollistit sipas modelit të Nico Paz. Për Cardinalen, Endrick është futbollisti më i mirë në botë në rolin e tij; një mendim ky që është ngulitur më fort se ai mourinhian, të paktën përsa i përket Endrick
Për Cardinale, Endrick është “më i miri në botë në rolin e tij”. Një bindje e palëkundur, madje edhe më e fortë se ajo e Mourinhos, të paktën për sulmuesin brazilian. Ja pse tashmë është pothuajse i sigurt se në janar mund ta sjellë Endrickun në Milano.
Top Channel