Një person ka mbetur i lënduar gjatë protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Pas incidentit, disa prej protestuesve i kanë ardhur në ndihmë të lënduarit. Pak minuta më vonë, në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, e cila pritet të bëjë transportimin e personit drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.