Një tjetër protestues ka mbetur i lënduar gjatë protestës kombëtare në Tiranë, ndërsa situata është tensionuar edhe më tej pranë vendit ku ndodhet ambulanca.
Edhe pse autoambulanca ka mbërritur për të marrë të lënduarit, narkopolicia vijon të përdorë autobotin me ujë me presion.
Qytetarët i kanë bërë thirrje efektivëve të ndalojnë hedhjen e ujit, duke u kujtuar se aty ndodhet ambulanca dhe është një i lënduar. Por thirrjet e tyre nuk janë marrë parasysh dhe autoboti ka vijuar ndërhyrjen me ujë pa u kursyer.
© SYRI.net