Gurë dhe fishekzjarrë VS ujë dhe plumba gome! PROTESTUESIT PËRBALLË POLICISË

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 28.11.2026, 13:39

Situata ka degjeneruar në përplasje të forta mes protestuesve dhe forcave të policisë, ku përshkallëzimi i tensioneve ka sjellë përdorimin e mjeteve të forta nga të dyja palët.

Nga ana e protestuesve janë hedhur gurë dhe fishekzjarrë në drejtim të kordonit policor. Ndërsa është ndërhyrë me mjete shpërndarëse, duke përfshirë topa uji, plumba gome dhe gaz lotsjellës nga ana e policisë.

Gazi lotsjellës ka shkaktuar vështirësi të mëdha dhe ka paralizuar lëvizjen e protestuesve në zonën e përplasjeve, duke rritur kaosin dhe tensionin në rrugë. Forcat e rendit vijojnë të mbajnë perimetrin e sigurisë, ndërsa situata mbetet e tensionuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit