Përplasjet mes protestuesve dhe policisë kanë shkaktuar disa të lënduar gjatë protestës kombëtare. Efektivët kanë përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën.
Në pamjet nga protesta, një qytetar shihet i shtrirë në tokë, ndërsa protestuesit e tjerë i janë afruar për t’i dhënë ndihmën e parë dhe për ta ndihmuar të largohet nga zona e përplasjes.
Ndërkohë, raportohet për disa qytetarë të tjerë të lënduar, në një situatë që vijon të jetë e tensionuar.












