Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, duket se ka vendosur të zgjerojë edhe më tej gamën e aktiviteteve të tij. Krahas angazhimit në politikë dhe jetës akademike si pedagog, Mziu po provon tashmë edhe fushën e pasurive të paluajtshme.
Në një video të publikuar në Facebook, deputeti demokrat reklamon shitjen e një vendparkimi nëntokësor, duke e shoqëruar ofertën me një slogan karakteristik të marketingut: “Kape se iku…”.
Nuk dihet nëse bëhet fjalë për shitjen e një prone personale apo nëse deputeti po ndërmjetëson për dikë tjetër, por mënyra e prezantimit të ofertës ngjan me atë të agjentëve imobiliarë.
Me sa duket, mes angazhimeve parlamentare dhe leksioneve në auditor, Mziu ka gjetur kohë edhe për tregun imobiliar, duke e shfrytëzuar audiencën e tij politike edhe si një audiencë potenciale klientësh.
