Pamje të frikshme! Tirana si në luftë civile… Përplasje të ashpra mes dy palëve

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 28.11.2026, 13:53

Tirana është përfshirë nga tensione të forta dhe përplasje të ashpra mes protestuesve dhe forcave të policisë, duke krijuar skena kaosi në rrugët e kryeqytetit.

Pamjet nga terreni tregojnë një atmosferë tejet të tensionuar, të ngjashme me një zonë konflikti, ku të dyja palët gjenden përballë njëra-tjetrës mes tymit dhe përshkallëzimit të situatës.

Një detaj simbolik që bie në sy në këto pamje është prania e flamurit kombëtar në të dyja anët e kordonit, tek forcat e rendit shfaqet i vendosur në mburojat e efektivëve të policisë dhe në autobotet e ndërhyrjes.

Shumë prej protestuesve mbajnë dhe kanë të veshur flamurin kombëtar gjatë përballjes. Situata në terren mbetet e ndezur, ndërsa tensionet vijojnë në kryeqytet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit