Balla reagon pas përshkallëzimit të protestës: Seksion i dhunës së Saliut, Gones e llapaqorrëve
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas përshkallëzimit të protestës kombëtare në Tiranë, ku protestuesit janë përplasur me efektivët e policisë dhe kanë sulmuar me gurë e molotovë godinën e Kryeministrisë.
Përmes një reagimi, Balla ka akuzuar protestuesit për akte dhune, duke e lidhur përgjegjësinë me Sali Berishën.
“Ja dhe seksioni i dhunës së Saliut, përzierë me ndonjë gone e llapaqorrë, hyzmeqarë të turpshëm të duarve të huaja që sulmojnë Shqipërinë në Ditën e Pavarësisë. TURP!”, shkruan Balla.
Protesta e thirrur në 114-vjetorin e Pavarësisë nisi në sheshin “Skënderbej”, por më pas u zhvendos para Kryeministrisë, ku pati përplasje mes protestuesve dhe policisë. Gjatë tubimit, uniformat blu përdorën ujë, gaz lotsjellës dhe plumba gome, ndërsa një efektiv mbeti i lënduar.




