Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë publike të dhënat paraprake për personat e lënduar gjatë protestës kombëtare të zhvilluar këtë të shtunë në Tiranë.
Sipas njoftimit zyrtar, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur tetë persona të lënduar, mes tyre pesë protestues, dy përfaqësues të medias, njëra prej të cilave shtetase e huaj, si dhe një efektiv policie.
Ministria bën me dije se të gjithë të lënduarit janë të vetëdijshëm dhe ndodhen në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Ata po marrin trajtimin e nevojshëm nga personeli mjekësor në shërbimin e urgjencës.
Njoftimi i Ministrisë:
Informacion mbi të lënduarit gjatë protestës 28 nëntor 2026, ora 14:00
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore informon se gjatë protestës së sotme:
Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 4 të lënduar.
– Një efektiv policie
– Dy përfaqësues të medias (një prej tyre shtetase e huaj)
– Pesë protestues
Të gjithë koshientë dhe gjendja shëndetësore stabël. Po trajtohen nga mjekët në shërbimin e urgjencës
QKUM: Ekipet e urgjencës kanë trajtuar në vendngjarje 3 protestues të lënduar. Gjendja e tyre e mirë.
Në QSUT deri tani asnjë i lënduar