Vendi
Tetë protestues të lënduar dhe dy përfaqësues të medias! Edhe një efektiv në spital
Nëntë persona kanë mbetur të lënduar gjatë protestës në Tiranë, sipas bilancit paraprak të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale deri në orën 14:00.
Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur nëntë persona, një efektiv policie, dy përfaqësues të medias, njëri prej tyre shtetase e huaj dhe pesë protestues.
Ndërkohë, tre protestues të lënduar janë trajtuar nga ekipet e urgjencës në vendngjarje.
Sipas Ministrisë, të gjithë personat e trajtuar janë koshientë dhe në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.
Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nuk është paraqitur asnjë person i lënduar deri në momentin e raportimit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




